Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ditë me diell, shi dhe shtrëngata në disa zona, sa do të shënojë termometri këtë të mërkurë?

Shkruar nga Newsbomb
Ditë me diell, shi dhe shtrëngata në disa zona, sa do të
Foto ilustruese

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të paqëndrueshëm.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës deri pasdite, më të theksuara në lindje e jug.

Në mesditë deri pasdite reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët dhe kryesisht në formë pikash në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë relieveve malore në juglindje-jug reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

Ditë me diell, shi dhe shtrëngata në disa zona, sa do tëDitë me diell, shi dhe shtrëngata në disa zona, sa do të

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese