Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTO-LAJM nga Durrësi! Zhduken kabllot që u merrnin frymën shtyllave, fillon sistemimi nëntoksësor

Shkruar nga Newsbomb
FOTO-LAJM nga Durrësi! Zhduken kabllot që u merrnin frymën
Foto të shpërndara nga Emiriana Sako

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje nga punimet që po zhvillohen për përmirësimin e infrastrukturës urbane në qytet.

Përmes një postimi në Facebook, Sako thekson se puna vijon çdo ditë me qëllim mirëmbajtjen dhe modernizimin e infrastrukturës, duke synuar rritjen e cilësisë së jetesës për qytetarët.

Po ashtu ajo shprehet se aktualisht se ekipet janë duke ndërhyrë në lagjet nr. 1 dhe nr. 4, ku po realizohet largimi i kabllove ajrore të internetit nga fasadat e pallateve dhe sistemimi i tyre në rrjetin nëntokësor.

“Punojmë çdo ditë për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës urbane, me synimin për të rritur cilësinë e jetesës në qytet.

Aktualisht, ekipet tona po ndërhyjnë në ???? lagjet nr. 1 dhe ???? nr. 4, ku po realizohet largimi i kabllove ajrore të internetit ????????️ nga fasadat e pallateve dhe sistemimi i tyre në rrjetin nëntokësor.

Këto punime do të vijojnë edhe në zona të tjera të qytetit, në kuadër të angazhimit tonë për krijimin e një mjedisi urban më të rregullt, më estetik dhe më funksional për të gjithë qytetarët,” shkruan ajo.

FOTO-LAJM nga Durrësi! Zhduken kabllot që u merrnin frymën
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese