Foto nga vogëlushi
Protesta kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec ka hyrë sot në ditën e saj të shtatë. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit.
Një moment i veçantë që tërhoqi vëmendjen gjatë protestës ishte prania e një djali të vogël, i cili mbante në duar një pankartë me një mesazh domethënës.
Në pankartën e tij shkruhej: “Protestën e organizoj unë, më paguani me akullore.”
Fillimisht protestuesit nisën marshimin drejt Bulevardi Dëshmorët e Kombit, duke mbajtur flamuj dhe pankarta në duar. Më pas ata mbërritën përpara godinës së Kryeministrisë, ku po mbajnë fjalimet e tyre.
Sondazh
Poll


