Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Prindërit protestojnë, fëmijët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nisin të pikturojnë “krah” thirrjeve të protestuesve

Shkruar nga Newsbomb
Prindërit protestojnë, fëmijët në bulevardin
Fëmijët duke pikturuar

Në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, nuk ka munguar as prania e fëmijëve.

Ditën e sotme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është krijuar një kënd i veçantë për më të vegjlit, ku prindërit që i kanë marrë me vete në protestë kanë organizuar një hapësirë për pikturë dhe argëtim.

Siç shihet edhe në videon e publikuar, fëmijët me bojëra në duar shprehin talentin dhe imagjinatën e tyre duke vizatuar mbi fletë të shumta të vendosura në asfalt. Punimet e tyre shumëngjyrëshe i kanë dhënë një atmosferë të veçantë zonës ku zhvillohet protesta.

Ndërkohë, të vegjlit monitorohen nga prindërit, të cilët i janë bashkuar tubimit që po vijon tashmë në ditën e shtatë të tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese