Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Protesta për çështjen “Zvërneci” kalon kufijtë, shqiptarët e diasporës mblidhen në Athinë, Itali, Gjermani dhe SHBA

Shkruar nga Newsbomb
Protesta për çështjen “Zvërneci” kalon
Pamje nga Vjena

Shqiptarët që jetojnë në Greqi janë mbledhur këtë të shtunë përpara sheshit Sintagma në Athinë, ku kanë zhvilluar një protestë kundër projektit të investimit në Zvërnec.

Sipas raportimeve të mediave, në protestë morën pjesë shqiptarë, grekë dhe palestinezë, të cilët mbanin pankarta dhe kërkonin anulimin e projektit.

Protesta janë zhvilluar edhe në vende të tjera të diasporës shqiptare, përfshirë Italinë, Gjermaninë, Uashington DC dhe Austri.

Ndërkohë, në Tiranë protesta ka hyrë në ditën e saj të shtatë. Aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej”, duke vijuar kundërshtimin ndaj projektit në Zvërnec.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese