Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Në familjen Mahmutaj ka pllakosur zia, djali i madh i shtëpisë Oresti përcillet për në banesën e fundit! 20-vjeçarit iu pre jeta në mes në aksidentin në Kardhiq-Delvinë

Shkruar nga Newsbomb
Në familjen Mahmutaj ka pllakosur zia, djali i madh i shtëpisë
I ndjeri Orest Mahmutaj

Zia dhe dhimbja kanë pllakosur në familjen Mahmutaj, teksa sot përcjellin për në banesën e fundit të madhin e shtëpisë së tyre, Orestin, i cili ndërroi jetë tragjikisht dje.

Ores Mahmutaj, është 20-vjeçari nga Lazarati i cili u aksidentua për vdekje ditën e djeshme në aksidentin e frikshëm në aksin Kardhiq-Delvinë, pranë Fushë Vërrit. Ai udhëtonte i vetëm në automjetin tip “Audi” kur u përplas me automjetin tjetër, në të cilin udhëtonin tre përsona të cilët mbetën të plagosur.

Oresti punonte në lokalin bar-kafe të familjes së tij, e këta të fundit sot po i japin lamtumirën mes lotësh e dhimbjeje të pamatshme.

Ekspertiza ende nuk ka dalë, dhe autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve të Orest Mahmutajt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese