Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjenden shkelje në procesin Vettingut! "Strasburgu" i jep të DREJTË ish-prokurorit të krimeve të rënda, Gentian Osmani

Shkruar nga Newsbomb
Gjenden shkelje në procesin Vettingut! "Strasburgu" i jep të
Gentian Osmani

Gjykata e Strasburgut i ka dhënë të drejtë ish-prokurorit të krimeve të rënda Gentian Osmani, i cili u shkarkua nga Vettingu. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), ka vendosur në favor të Osmanit, duke konstatuar se shkarkimi i tij nga detyra gjatë procesit të Vettingut ka shkelur nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili garanton të drejtën e respektimit të jetës private.

Sipas vendimit të publikuar nga Gjykata, masa e shkarkimit ishte joproporcionale në raport me shkeljet e konstatuara gjatë rivlerësimit kalimtar. Sipas GJEDNJ, problemi i identifikuar lidhej vetëm me mënyrën e deklarimit të kursimeve familjare në vitet 2011 dhe 2013 dhe jo me pasuri të pajustifikuara apo burime të paligjshme financiare.

Kujtojmë se Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi Osamanin  në vitin 2019-të, pas ankimit të komisionerit publik ndaj vendimit të marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i cili e kishte konfirmuar në detyrë. Gentian Osmani, shërbeu si prokuror në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ishte pjesë e listës së kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurisë (KLP).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese