Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjyqi ndaj Veliajt në GJKKO, kryebashkiaku dhe avokati i tij mungojnë, shtyhet seanca

Shkruar nga Newsbomb
Gjyqi ndaj Veliajt në GJKKO, kryebashkiaku dhe avokati i tij mungojnë,
Ilustrim: Kryebashkiaku Erion Veliaj

Këtë të martë, në GJKKO do të zhvillohet seanca e radhës për gjyqin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si dhe të pandehurve të tjerë që po gjykohen me procedurë të zakonshme.

Në seancën e sotme, Veliaj nuk është paraqitur në sallën e gjyqit, pasi kundërshton qëndrimin në kafazin e qelqtë. Gjithashtu, mungon edhe avokati i tij, Plarent Ndreca.

Në seancën e mëparshme, trupa gjykuese rrëzoi kërkesën për transmetimin live të procesit, si edhe kërkesën për largimin e Veliajt nga kafazi i qelqtë.

Seanca u shty pas kërkesës së avokatit të ri të Ajola Xoxës, i cili kërkoi kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Ndërsa për shkak të mungesës së Veliajt dhe avokatit të tij, seanca është shtyre dhe është caktuar për më 7 korrik, në orën 10:00.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese