Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Gysi është njohje e vjetër", Mirlinda Karçanaj pranon takimet në zyrën e Agasit; zbardhet dëshmia në SPAK! Drejtori i Policisë mik i "koordinatorit", kërcënoi biznesmenin: Rri larg AKSHI-t

Shkruar nga Newsbomb
"Gysi është njohje e vjetër", Mirlinda Karçanaj
Ilustrim: Ergys Agasi dhe Mirlinda Karçanaj - Pamje nga kamera ne zyre

Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj ka pranuar në SPAK njohjen me biznesmenin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ergys Agasi. Ajo është shprehur para hetuesve se janë miq të vjetër dhe ka shkuar disa herë në zyrën e tij.

Ky fakt është provuar dhe nga pamjet e kamerës së fshehtë që Ergys Agasi kishte vendosur në zyrën e tij, ku regjistronte fshehurazi të gjitha takimet që bënte me drejtues institucionesh, ministra, deputetë, etj, siç përflitet.

“Raport miqësor nuk kam me asnjë por për t’i njohur i njoh të gjithë pasi janë pak dhe janë ekspertë të fushës. As nuk pi kafe dhe as nuk rri apo të shoqërohem me ndonjë operator ekonomik jashtë zyre. Ka patur një rast ku kam takuar një operator ekonomik të cilin e kam takuar rastësisht në zyrën e një të njohuri tim, të cilin e kisha takuar për një kafe në zyrën e tij, për shkak të një konsulence private, konkretisht në zyrën e shtetasit Ergys Agasi, me të cilin kam njohje të vjetra, të cilin e kam takuar disa herë në zyrën e tij, për çështje private.

Ergysi do të bënte një partneritet që donte të bënte me një kompani izraelite, dhe më pyeti për një zgjidhje teknike. Në këtë ambient ka qenë dhe shtetasi Ermal Beqiri, i cili rezultoi në mënyrë rastësore prezent në këtë takim. Me shtetasin Ermal Beqiri mund të jem takuar vetëm një herë jashtë zyre në një ambient privat por jemi takuar në ambientet e AKSHI si me çdo drejtues të kompanive private, për të mirëmenaxhuar implementimin e projekteve shtetërore.

"Gysi është njohje e vjetër", Mirlinda Karçanaj
Mirlinda Karçanaj ne zyren e Ergys Agasit/ © MCN TV

Me shtetasin Ergys Agasi, mund të jem takuar disa herë në zyrën e tij, për shkak të raportit miqësor që ne kemi. Po kështu, deklaroj faktin se lidhur me njohjen time me shtetasin Ermal Beqiri, kam qenë gjithashtu në një udhëtim të përbashkët me shumë përfaqësues të tjerë të shoqërive të teknologjisë dhe informacionit, të cilat kanë krijuar një organizatë jofitimprurëse së bashku dhe gjatë kohës së fushatës, u kërkua nga kryeministri që të shkohej në Greqi dhe t’u kërkohej emigrantëve që të ktheheshin në atdhe, me qëllim për t’u punësuar në institucione të ndryshme dhe institucionin tonë” ka deklaruar Mirlinda Karçanaj në SPAK.

Hetuesit kanë zbuluar edhe rolin e zv.drejtorit të policisë së Tiranës, Erjon Ismaili si pjesë e grupit të strukturuar kriminal për tenderat e AKSHI. Biznesmeni Gerond Meçe ka treguar se para se ta merrnin peng, zv.drejtori i Policisë së Tiranës i kishte kërkuar “të rrijë larg AKSHI-t”.

"Gysi është njohje e vjetër", Mirlinda Karçanaj

Në dosje nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me Gerond Meçen gjatë momenteve të rrëmbimit, çfarë kërcënimesh i janë bërë, apo cili ka qenë destinacioni i pengmarrrëse. Ajo që ka treguar biznesmeni në SPAK është se pengmarrësit “kishin dialekt nga zona e Elbasanit” dhe i kishte thënë se nëse do ta shihte ndonjëherë në Elbasan, mund edhe ta përshëndeste.

Pas rrëmbimit, Gerond Meçe udhëtoi drejt Gjermanisë ku bëri kallëzim për rrëmbimin nga personat me uniformat e policisë, nga ku erdhi presioni në SPAK për të vazhduar më tej me këtë hetim.

"Gysi është njohje e vjetër", Mirlinda Karçanaj

Gerond Meçe, një personazh i njohur në rrethet e biznesit të Tiranës, rezulton se me një nga tre kompanitë e tij, deri në vitin 2023 ka fituar më shumë se 2 miliardë e 500 milionë lekë nga tenderat publikë.

Bëhet fjalë për kompaninë "Advanced Business Solutions", e cila nga të dhënat e publikuara në databazën antikorrupsion "Open Data Albania", rezulton se e vetme dhe në bashkëpunim me kompani të tjera, ka fituar nga shteti shqiptar më shumë se 2 miliardë e 500 milionë lekë kontrata publike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese