Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I besuari i Shkëlzen Berishës ra në pranga dje në Selanik! Policia greke njoftim ZYRTAR: Ilir Shtufi kaloi kufirin po të njëjtën ditë, u kap në hotel…

Shkruar nga Newsbomb
I besuari i Shkëlzen Berishës ra në pranga dje në Selanik!
Ilir Shtufi, Shkelzen Berisha

Ditën e djeshme një operacion i SPAK dhe Policisë së Sjetetit, goditi dy grupe kriminale të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave si edhe lëshoi 20 masa sigurie. Ndërkohë policia greke ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të Ilir Shtufit në Selanik ditën e djeshme.

Përmes një njoftimi policia greke ka bërë me dije se, Shtufi hyri në greqi më 12 qershor, pra dje, kur edhe ra në pranga në një hotel, me qëllim ektradimin drejt vendit tonë, ku u shpall në kërkim me urdhët të SPAK.

“Hetimi zbuloi se personi i lartpërmendur kishte hyrë në vendin tonë në orët e para të së njëjtës ditë nga një stacion kufitar në Greqinë Veriore. Shërbimet policore kompetente u mobilizuan menjëherë, në kuadër të të cilave ai u lokalizua në një hotel në Selanik dhe u shoqërua për ekzaminim të mëtejshëm”, ka lajmëruar policia helene ndër të tjera.

Kujtojmë se emri i Ilir Shtufit është i njohur në botën e biznesit dhe ndërtimit, veçanërisht për projektet e tij të shumta të kullave shumëkatëshe në Tiranë. Ai është përmendur shpesh edhe për raportet e afërta me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe njihet si biznesmeni i “qiellgërvishtëseve”. Gjykata e Posaçme ka lëshuar një urdhërarrest për pastrim parash për Shtufin, pas një operacioni nga i cili u godit një grup i trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezërit Koçeku nga Kamza.

Njoftimi i plotë i policisë greke:

Arrestimi i një të huaji në Selanik, i kërkuar ndërkombëtarisht për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe pastrim parash

Një i huaj u arrestua dje, më 12 qershor 2026, në Selanik, ndaj të cilit po zhvilloheshin kërkime ndërkombëtare në një vend fqinj për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe pastrim parash.

Arrestimi u krye nga oficerët e policisë së Nën-Drejtorinë për Luftimin e Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore, pas përdorimit të informacionit të marrë nëpërmjet Shoqatës së Policisë Greke dhe aktivizimit të kanaleve të bashkëpunimit ndërkombëtar policor të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor të Shtabit të Policisë Helene (INTERPOL).

Hetimi zbuloi se personi i lartpërmendur kishte hyrë në vendin tonë në orët e para të së njëjtës ditë nga një stacion kufitar në Greqinë Veriore. Shërbimet policore kompetente u mobilizuan menjëherë, në kuadër të të cilave ai u lokalizua në një hotel në Selanik dhe u shoqërua për ekzaminim të mëtejshëm.

Në të njëjtën kohë, nëpërmjet procedurave të përcaktuara të bashkëpunimit policor ndërkombëtar, u konfirmua se ndaj tij ishte në pritje një Njoftim i Kuq Ndërkombëtar për Kërkim nga Autoritetet e vendit të tij me qëllim arrestimin dhe ekstradimin e tij për vepra penale që lidhen me pjesëmarrjen në një organizatë të strukturuar kriminale dhe pastrim parash, që rrjedhin, ndër të tjera, nga rastet e trafikimit të drogës.

Pas informacionit nga Prokurori kompetent i Apelit të Selanikut, ndaj tij u lëshua një urdhër arresti i përkohshëm dhe ai u arrestua, me qëllim ndjekjen e procedurave të përcaktuara.

Operacioni policor u krye nga oficerë policie të Departamentit për Luftimin e Dhunës së Organizuar në Sport, me ndihmën e Departamentit për Ndjekjen Penale të Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës dhe Departamentit të Informacionit dhe Veprimeve Speciale të Nëndrejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore.

Personi i arrestuar do të dërgohet para organit kompetent të ndjekjes penale.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së premtes një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave në shuma të konsiderueshme.

Sipas të dhënave paraprake hetimet kanë në fokus një organizatë kriminale që dyshohet se ka vepruar kryesisht në zonën e Kamzës dhe që drejtohej nga vëllezërit Abedin dhe Luçiano Koçeku. Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 20 masa sigurie, prej të cilave 15 “arrest në burg” dhe 5 “arrest shtëpie”.

Deri tani raportohet se është ekzekutuar masa e sigurisë ndaj Orest Sotës, i cili ka rënë në prangat e policisë. 

Mes emrave për të cilët SPAK ka lëshuar masa sigurie janë Abedin Koçeku, Luçiano alias Tur Koçeku, Orest Sota, Artur Shehu, Ilir Shtufi, Edmond Jaupi, Orges Birçaj, Baftri Troci, Gëzim Islami dhe Dritan Aga.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese