Pamje nga vendngjarja
Një vatër zjarri ka rënë pasditen e kësaj të shtune në lagjen “Kushtrimi” në qytetin bregdetar të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte brenda një blloku banimi, ndërsa zjarri po përhapet me shpejtësi.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë nisur punën për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.
Rreziku mbetet i pranishëm edhe për banesat që ndodhen në afërsi të zonës së përfshirë nga zjarri.
Sondazh
Poll
