Foto nga vendi i ngjarjes
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Dhërmi. Prej ku kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur "kokë më kokë" me njëra-tjetrën, ndërsa të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku edhe kanë marrë ndihmë mjekësore. Stafi mjekësor i spitalit bën me dije se katër të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po vijojnë trajtimin në spital.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit e as identitetet apo mosha e të lënduarve. Teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit në vendngjarje.
Sondazh
Poll
