Pas debatit të zhvilluar me aktivistin Arben Kola i cili njihet dhe si një nga organizatorët e protestës qytetare, e reja me fëmijë në krahë me zërin e çjerrur ka reaguar e irrituar duke u shprehur se 400 mijë lekë janë të pamjaftueshme për të rritur të voglën e saj.
“Jam nënë e re me fëmijë, nuk e rris dot fëmijën tim me 400 mijë lekë që më jep ky mua” shprehet qytetarja në prononcime të dhënë për mediat.
Reagimi i ashpër i qytetares ndodhi vetëm pak minuta pas përplasjes me aktivistin Arben Kola, të cilit ia tha në sy se ai nuk e vendos dot se ku dëshirojnë të protestojnë qytetarët.
Përplasja e qytetares me Arben Kolën:
Qytetaraja: Erdhën emigrantët dhe i përzutë. Nuk i latë të flisnin. Bëtë rrëmujë aty kot.
Arben Kola: A e ke seriozisht? Kush nuk i lejoi?
Qytetarja: Për Zotin e madh kam qenë prezente aty. Ne nuk vijmë në protestë për ju, duam të ikim te Parlamenti tani. Pse na drejtoni te Kryeministria? Kush je ti që më drejton mua?
Kola: Po dil moj motër.
Qytetarja: Po jo mo vëlla se të del tjetri e të ndalon. Ju thoni “Mos këtu!”.



