Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kapsollë e dhunë ndaj Policisë së Shtetit, Gjykata e Tiranës pritet të “vulosë” nesër vendimin për dy protestuesit (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Kapsollë e dhunë ndaj Policisë së Shtetit, Gjykata e
Pamje nga protesta e 23 korrikut para Kuvendit

Do të zhvillohet ditën e nesërme seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës ku pritet të jepet masa e sigurisë për dy protestues të arrestuar pas dhunës së ushtruar gjatë protestës të së enjtes para Parlamentit.

Bëhet fjalë për shtetasit Artemisa Islamaj, e cila dyshohet të ketë siguruar lëndë piroteknike (kapsollë) për protestuesit e tjerë si dhe Orion Peçi, i cili është autori i dyshuar i dëmtimit të efektivit të Shqiponjave me kapsollë.

Blutë kanë bërë me dije se për dy shtetasit e lartpërmendur, blutë kanë administruar prova përmes të cilave dëshmohet se dyshja janë përfshirë jo vetëm në akte dhune, por edhe furnizim me mjete piroteknike për hedhjen e tyre drejt efektivëve të policisë.

Siç kemi raportuar dhe më parë, në komisariatet e Tiranës u shoqëruan për t’u marrë në pyetje edhe 30 protestues të tjerë. Disa prej të cilëve është bërë me dije se do të hetohen në gjendje të lirë..

Në mesin e protestuesve të shoqëruar renditen dhe emra që gjatë këtyre ditëve kanë qenë në qendër të vëmendjes, Dritan Goxhaj dhe Edison Lika, të cilët janë ndaluar dhe më parë nga Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese