Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbardhet DINAMIKA e krimit të trefishtë në Roskovec: Refit Buzi iu shkoi me çifte në shtëpi familjes Plaka, çifti sa ishte bërë gati për punë

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhet DINAMIKA e krimit të trefishtë në Roskovec: Refit Buzi
Pamje nga vendngjarja

Një ditë pas krimit që tronditi Roskovecin, kanë dalë në pah detaje të reja nga tragjedia e ndodhur: Refit Buzi shkoi me çifte në dorë në shtëpinë e familjes Plaka dhe gjeti çiftin duke u bërë gati për punë.

Pasi ka marrë telefonatën e vajzës së familjes e cila dyshohet t’i ketë kërkuar për të ardhur në shtëpinë e tyre, autori Refit Buzi është bërë gati rreth orës 4 të mëngjesit, ka larë fytyrën, ka marrë çiften dhe u ka ikur në derë të shtëpisë familjes Plaka.

Me të mbërritur në prag të derës së shtëpisë së tyre, Buzi gjeti Kosta dhe Belere Plakën, të cilët sa ishin bërë gati për punë dhe për pak minuta do dilni nga banesa, sipas Top Channel.

Mirëpo, debati i ndodhur mes partnerit të vajzës së familjes dhe prindërve përshkallëzoi deri në momentin kur Buzi qëlloi për vdekje me çifte kryefamiljarin, ndërsa la të plagosur kryefamiljaren e cila pas disa orësh në luftë me jetën dha frymën e fundit në spital.

Pas krimit të rëndë, 35-vjeçari rrëmbeu vajzën e familjes 24-vjeçaren Rozalinda Plaka dhe u largua nga pjesa e pasme e banesës.

Më pas ai është drejtuar drejt fshatit Kurjan, ku pas disa orësh ndjekjeje nga forcat e policisë, ai la të lirë të renë dhe vetë zgjodhi t’i bënte rezistencë për 5 orë RENEA-s dhe bluve. Pas 5 orësh rezistencë i riu, me lot në sy duke u shprehur se “i kanë marrë lekët”, kreu vetëvrasje në makinën e tij.

Sakaq, ditën e sotme është zhvilluar ceremonia mortore e çiftit Plaka. Ndërsa autori i krimit të trefishtë, Refit Buzi do të përcillet për në banesën e fundit gjatë mesditës së nesërme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese