Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbahet Konferenca kombëtare e Ndërveprimit të Drejtësisë me Mediat! Të pranishëm Çela, Sadushi e Gonzato i japin MESAZH magjistratëve të rinj

Shkruar nga Newsbomb
Mbahet Konferenca kombëtare e Ndërveprimit të
Olsian Cela

Është mbajtur ditën e sotme Konferenca Kombëtare e Ndërveprimit të Drejtësisë me Mediat, ku ka mbajtur fjalën e tij Prokuroi i Përgjithshëm Olsian Çela, i cili solli në vëmendje transformimin teknologjik dhe ndyshimet që ai ka sjellë në komunikimin publik të organeve të drejtësisë.

“Nuk është e lehtë për institucionet tradicionale t’u përshtaten në kohë transformimeve, aq më tepër për organet e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë po kalon ende një fazë komplekse transformimi shoqëror. Perceptimi publik arriti nivele rekord në 10-15 vitet e fundit dhe rikuperimi i besimit kërkon kohë të konsiderueshme. Modernizimi i formave të strategjisë së komunikimit është kthyer në domosdoshmëri. Është krijuar një mekanizëm koordinimi vertikal për të rritur cilësinë e njoftimeve”, u shpreh Çela.

Ndërsa kreu i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, u ka përcjellë mesazh të qartë magjistratëve të rinj mbi rolin dhe përgjegjësinë e tyre në sistemin e drejtësisë.

“Jemi mbledhur sot për të reflektuar për përgjegjësitë e magjistratëve. Ata duhet të ushtrojnë detyrën me vetëdije dhe profesionalizëm. Kjo konferencë ka një domethënie të veçantë, pasi u tregon magjistratëve të rinj se hyrja në këtë profesion nuk është vetëm marrje titulli, por pranimi i një përgjegjësie publike që kërkon dije, karakter dhe vetëdije për ndikimin që drejtësia ka në jetën e njerëzve”, u shpreh ai.

I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Silvio Gonzato, i cili po ashtu iu drejtua magjistratëve të rinj që diplomohen sot për përgjegjësinë që profesioni i thyer mbart. Teksa theksoi edhe mbeshtetjen e BE për shkollën e Magjistraturës.

“Prania ime këtu tregon mbështetjen tonë për Shkollën e Magjistraturës dhe rëndësinë që ajo ka. Festime dhe ceremoni të tilla janë momente lumturie. Është fantastike që gjithçka përfundoi, por është edhe një moment që shënon një tranzicion në jetën tuaj.

Ju do të keni pozicione të nivelit të lartë, por mbi të gjitha do të ofroni një shërbim publik. Çdo vendim që ju do të merrni do të ndikojë në jetën e qytetarëve. Ai do të përcaktojë edhe besimin që ata do të kenë te sistemi i drejtësisë, i cili është themelor në kontratën sociale.

Kjo kërkon integritet, ndershmëri dhe guxim, por edhe përulësi. Duhet të pranoni se ndonjëherë ideja juaj e parë mund të mos jetë e duhura. Arritja e standardeve evropiane nuk bëhet vetëm me miratimin e ligjeve, por edhe përmes punës së përditshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sepse ju do të jeni ata që do të siguroheni që ligji të zbatohet.

Të arrish standardet europiane nuk bëhet vetëm me ligje por duhet jeni ju ata që do të jeni garantorët e zbatimit të ligjit me sjelljen dhe vendimet që do të merrni. Mendoj që është e rëndësishme të qëndroni mendje hapur dhe kureshtarë, që të mësoni, të ndani eksperienca jo vetëm me shqiptarë por edhe evropian. Shtëpia juaj do jetë pika e referencës nga ku do mësoni por duhet të jeni të hapur ndaj informacioneve nga kolegët europian.

Institucionet, në vetvete, nuk krijohen vetëm nga ligjet dhe rregulloret. Ato kërkojnë edhe ndryshim kulture dhe mendësie. Unë ende nuk jam i bindur se ky ndryshim mendësie është arritur. Është në dorën tuaj. Jeni ju brezi i ri që duhet të përmbushni këto pritshmëri, duke siguruar që drejtësia të ofrohet në kohë dhe me cilësi. Ne, në Bashkimin Evropian, do të vazhdojmë të mbështesim Shkollën e Magjistraturës dhe të gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri”, tha ndër të tjera Gonzato.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese