Hapësire reklamuese

Politikë

"Ajo po injoron krizën dhe po e thellon më shumë", Partia Demokratike reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Bazohet në informata të rreme

Shkruar nga Newsbomb
"Ajo po injoron krizën dhe po e thellon më shumë",
Selia blu

Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Marta Kos, duke thënë se ajo injoron krizën e rëndë që ka mbërthyer Shqipërinë. Në reagimin e saj, PD-ja thekson se deklarata është e bazuar në informacionet e rrejshme të paraqitura nga kryeministri Edi Rama dhe jo në realitetin e vendit. Sipas PD-së, kjo deklaratë nuk ndihmon në zgjidhjen e krizës, por përkundrazi e acaron dhe e thellon më shumë.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike:

Lidhur me Deklaratën e Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, zonjës Marta Kos, për krizën e rëndë që po kalon vendi ynë, Partia Demokratike shpreh shqetësimin dhe thekson se ajo është e bazuar në informacionet e rrejshme paraqitur nga miku i saj Edi, dhe jo në realitetin ekzistues në vend. Ajo deklaratë injoron krizën e rëndë që ka mbërthyer Shqipërinë dhe i shërben Edi Ramës dhe jo zgjidhjes së krizës, përkundrazi e acaron dhe e thellon edhe më shumë. Partia Demokratike mbështet plotësisht 5 kërkesat e drejta të protestuesve si kushte për zgjidhjen paqësore të krizës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese