Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nëntë ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Klodiana Lala ngre DYSHIME: Armand Shakaj ia transportoi trupin me çantë në drejtim të Malit me Gropa, në kufi me Librazhdin

Shkruar nga Newsbomb
Nëntë ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Klodiana Lala ngre
Armand Shakaj, Eglant Koci, Klodiana Lala

Tashmë kanë kaluar plot nëntë ditë nga zhdukja pa lënë gjurmë e 34-vjeçarit Eglant Koçi, dhe dyshimet e policisë pas daklaratve të kamarierit Enea Zyferi janë që aim und të jetë vrarë, nga mikui tij, Armand Shakaj.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në eminionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, ka dhënë detaje të reja të mundshme në lidhje me fatin e Koçit.

“Policia dhe prokuroria kanë dyshime se Eglant Koçi mund të jetë vrarë nga shoku i tij i ngushtë Armand Shakaj dhe është arrestuar kamerieri, Enea Zyferi. Policia dyshon se është ekzekutuar edhe pse trupi nuk është gjetur”, deklaroi Lala

Kujtijmë se Eglant Koçi humbi kontaktet me familjen më 4 qershor, një ditë më vonë i vëllai iu drejtua policisë për të bërë kallëzim për zhdukjen. Nga hetimet e deritanishme u zbulua se më 7 qershor, ishte gjetur motori i Koçit, sipas gazetares mjeti u lokalizua në zonën e “5 Majit”, ndonëse fillimisht dyshohej se ndodhej pranë Sheshit Ëilson. “Koçi ishte futur te një ambient afër shkollës ‘Ismail Qemali’. Zyferi ka deklaruar se e ka parë të hyjë Koçin, por jo të dalë”, u shpreh ajo.

Lëvizjet e të dyshuarti kryesor Armand Shakaj, kanë qenë shumë shqetësuese, vetëm dy ditë më parë u bënë publike pamjet kur ai u pa me motorin e 34-vjeçarit, i veshur me të bardha duke lëvizur i pashqetësuar.

Sipas Klodiana Lalës, Shakaj dyshoohet të ketë lëvizur në drejtim të Malit me Gropa, në kufi me Librazhdin.

“Shakaj e ka lëvizur motorin dy herë dhe i ka kërkuar kamerierit që të fikte dritat, duke i thënë se do të lëvizte një frigorifer. Megjithatë, kamerat e sigurisë e kanë kapur Shatkajn me një çantë të zezë, ku mendohet se mund të jetë transportuar trupi i Koçit. Më pas ai ka shkuar drejt zonës së Malit me Gropa, në kufi me Librazhdin. Autoritetet kanë kërkuar ndihmën e kolegëve nga Kosova për të sjellë qen kërkimi dhe pritet që ekspertë dhe qen nga Kosova të vijnë për të kontrolluar zonën nga Mali me Gropa deri në kufi me Librazhdin”, tha ajo

Një tjetër element i rëndë është gjetja e njollave të gjakut në automjetin e Eglant Koçit. "Mendohet se ky person është mbajtur peng dhe është vrarë, sepse në makinën e tij është gjetur njolla gjaku”, u shpreh Lala duke shtuar më tej se Shakaj ishte marrë njëherë në oyetje nga policia por ishte lënë i lirë, teksa më pas sipas saj i kishte kërkuar kamerierit Enea Zyferi të merrte një automjet dhe ta çonte në lavazh, moment pas të cilit Zyferi është arrestuar nga autoritetet.

"Ngjarja e rëndë ka dyshime se ka të bëjë me një call center. Eglant Koçi ishte edhe korrier për kriptomonedhat. Mendoj se Armand Shakaj nuk është i vetëm në këtë ngjarje, sepse ka vrarë shokun”, u shpreh më tej gazetarja.

Kujtojmë se, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të zhdukjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese