Foto nga protestuesit
Një grup protestuesish kanë vijuar qëndresën e tyre poshtë zyrës së kryeministrit, duke e gdhirë edhe këtë ditë të ulur në disa stola metalikë poshtë pemëve.
Ndryshe nga ditët e tjera, ajo që vihet re sot është që ata nuk kanë bllokuar bulevardin dhe qarkullimi i mjeteve vijon normalisht. Kjo praktikë shtë ndjekur nga disa protestues prej disa ditësh tashmë.
Kujtojmë se ditën e djeshme u përsëritën edhe njëherë 5 kërkesat kryesore të paraqitura të hënën nga Dritan Goxhaj, ndërsa Luçiana Kokës, kërkesat janë propozim i të gjithë grupit koordinues për të cilin ajo tha se janë rreth 40 vetë, por që ende nuk ka lider.
Sondazh
Poll
