Hapësire reklamuese

Aktualitet

Opozita me akuza të forta ndaj Bashkisë së Kurbinit: Janë shtuar 90 punonjës, disa paguhen duke qenë jashtë shtetit

Shkruar nga Newsbomb
Opozita me akuza të forta ndaj Bashkisë së Kurbinit: Janë
Safedin Lika

Opozita ka ngritur akuza ndaj Bashkisë së Kurbinit lidhur me rritjen e numrit të punonjësve në administratë.

Sipas këshilltarit bashkiak, Safedin Lika, bashkia ka shtuar rreth 90 punonjës të rinj, mes të cilëve, sipas tij, ka edhe persona që ndodhen jashtë vendit dhe marrin pagën.

Akuzat u bënë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku Lika i kërkoi kryetares së Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, të japë shpjegime për këto pretendime dhe të sqarojë situatën.

Nga ana e saj, Cara nuk iu përgjigj akuzave dhe nuk dha asnjë shpjegim në lidhje me pretendimet e ngritura nga opozita.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese