Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prej një viti në kërkim nga SPAK, Julian Ballës i vendoset tritol te dera e shtëpisë, HETIMET: Mesazh kërcënues!

Shkruar nga Newsbomb
Prej një viti në kërkim nga SPAK, Julian Ballës i vendoset
Julian Balla

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në zonën e Shijakut, ku një sasi tritoli u vendos në derën e banesës së vëllezërve Julian (i njohur edhe si Fadil) dhe Altin Balla. Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Burime nga hetimi bëjnë të ditur se lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e shtëpisë së Altin Ballës, por për shkak se banesa e tij është ngjitur me atë të vëllait, Julianit, po verifikohet nëse shënjestra ka qenë pikërisht ai. Hetuesit e konsiderojnë vendosjen e tritolit si një mesazh kërcënues.

Julian alias Fadil Balla është në kërkim prej më shumë se një viti nga SPAK, i akuzuar si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja, e njohur për trafikun e kokainës. Çela ndodhet në burg në Shqipëri, ndërsa Çopja po gjykohet në Belgjikë për vrasje.

Kompania e Ballës ka fituar tendera publikë, ndërsa pasuritë e tij luksoze, si kompleksi “Ajman Park” dhe vila “Elysian” në Dhërmi me vlerë 1 milion euro, janë sekuestruar nga SPAK.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese