Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qershori i Çamërisë mbyllet në Çamëri, 82 vjet nga gjenocidi grek ndaj shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb

Qershori i Çamërisë mbyllet në Çamëri, 82 vjet

Muaji i Çamërisë ka përfunduar dje me një ceremoni përkujtimore pranë Memorialit të Kllogjerit, ku është nderuar kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm, viktima të gjenocidit dhe dëbimit të shqiptarëve të Çamërisë.

Ceremoniali përkujtimor u organizua për të dytin vit radhazi nga Bashkia Konispol. Për shumë vite kujtesa institucionale ka munguar ndaj ky angazhim i bashkisë ka një vlerë të veçantë për shqiptarët e Çamërisë.

Fjalimet e rastit i mbajtën kryetari Erges Dule, diplomati Petrit Kasemi Begati, ish firmëtar i krijimit të Shoqatës Patriotike Çamëria dhe Alket Veliu, drejtues i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”.

Në vijim të pranishmit ndoqën filmin “Më çoni në Qafë Botë të shoh Çamërinë” me skenar të Luan Ramës dhe regji të Pandeli Çeço. Muaji i Çamërisë përfundoi, por puna jonë vazhdon. Çështja çame kërkon angazhim të përditshëm, seriozitet, dinjitet dhe bashkëpunim.

82 vite më parë, mijëra shqiptarë të Çamërisë u masakruan dhe u dëbuan, duke lënë pas jetën e ndërtuar ndër breza në tokën e tyre.

Çështja Çame nuk është vetëm kujtimi i një padrejtësie të rëndë historike, por edhe pjesë e pandashme e historisë, identitetit dhe dinjitetit të kombit shqiptar dhe si e tillë jeton në kujtesën tonë kombëtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese