Teksa seanca e sotme parlamentare është në vijim e deputetët e maxhorancës dhe opozitës vijojnë të përplasen për shkak të situatës së tensionuar, mundet që qytetarët të mos e ndalin protestën deri në mbyllje të punimeve në Kuvend.
Gazetarët e terrenit raportojnë se protestuesit kanë zgjedhur që të presin para Parlamentit deri në momentin kur deputetët të lënë ambientet e Kuvendit.
Mirëpo, seanca e sotme pritet të zgjasë goxha, pasi në rend dite është parashikuar që të raportojnë punën e bërë gjatë vitit 2025, 7 institucionet e pavarura. Ndaj mundet që punimet e ditës së sotme në Kuvend të mbyllën pasditen e sotme.
Nga ana tjetër, në orën 19 të pasdites së sotme, pritet që qytetarët të bëhen bashkë për të vijuar me protestën e tyre të 54-të para Kryeministrisë.
Për rrjedhojë bëhet me dije se mundet që sot protesta e qytetarëve të mos ndalet.

