Kryeministri Edi Rama ka folur paraditen e sotme në Durrës gjatë “Prezantimet finale të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”.
Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se krijimi i një zone rezidenciale për studentët është e rëndësishme, duke e cilësuar atë si një element kyç.
Gjithashtu ai u ndal edhe te ndërtimi i Kolegjit të Evropës për studentet e Tiranës, që sipas tij, po zhvillohet projekt i rëndësishëm, i cili është hartuar nga arkitektë ndërkombëtar.
“Krijimi i një zone rezidenciale për studentët bën të mundur që ata të kenë një strehim shumë më të arsyeshëm, por nga ana tjetër të socializohen, që zhvillimi akademik të eci paralelë me zhvillimin e tyre njerëzor dhe social. Mes Kolegjit të Evropës edhe të Universitetit të Tiranës, po ndërtohet Kolegji i Evropës në Tiranë dhe është një zhvillim tjetër spektakolar i bazuar në një tjetër projekt të armatës tonë dhe të arktitektëve ndërkombëtar. Aty do të krijohet mundësia që të ketë hapësirë edhe për Universitetin e Tiranës,” shprehet Rama.
Gjithashtu janë shpallur edhe pesë skuadra finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”.
Pesë skuadrat finaliste janë:
-51N4E + Jeshile
-Bjarke Ingels Group (BIG) + Kristo Krisiko + Architevo Design Collective + Embrace IDEAS + Rider Levett Bucknall + HSC Studio + Ergys Çaushi
-FRPO Rodriguez & Oriol + Porras & La Casta Arquitectos + Studio B&L + Agim Seranaj + Adrian Paci
-OZ + iRI shpk + Felixx Landscape Architects & Planners + Studio Sabine Marcelis + BUROMILAN Milan Ingegneria
-Practica + Studio Rebus + Studio de Peisaj Ana Horhat
