Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rreziku më i lartë pritet sot, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për zjarre: Ja cilat qarqe duhet të tregojnë kujdes maksimal

Shkruar nga Newsbomb
Rreziku më i lartë pritet sot, Instituti i Gjeoshkencave
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për zjarre

Sot pasdite dhe nesër pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera pritet nivel rreziku “I MODERUAR”, paralajmëron Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri.

Nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht “I LARTË” konkretisht: qarku Shkodër (Jug), qarku Dibër (Perëndim) dhe qarku Vlorë (Veri-Perëndim). Rreziku më i lartë pritet ditën e sotme.

Përsa i përket parashikimit meteorologjik, sot pasdite nuk priten reshje, kurse nesër do të ketë reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë ndërsa në qarqet Lezhë, Tiranë dhe Elbasan priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 20 / 31°C, në vendet e ulëta: 17 / 35°C dhe në vendet malore: 14 / 30°C. Kurse era, sot pasdite dhe nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese