Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sali Berisha “harron” efektivët e plagosur, dënon dhunën ndaj qytetarëve: Nëse keni moral njerëzor mos qeverisni më

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha “harron” efektivët e plagosur, dënon
Foto ilustruese: Pamje nga protesta e sotme, Sali Berisha, efektivët e plagosur

Lideri demokrat Sali Berisha në fjalën e mbajtur nga foltorja e Kuvendit, shprehu shqetësimin e tij për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve. Ndërsa duket se “harroi” efektivët që dergjen në spital duke marrë mjekimet e nevojshme mjekësore

Deri më tani raportohet se numri i efektivëve që mbetën të plagosur nga përplasjet e sotme me qytetarët, ka shkuar në 6.

“Dënoj me forcën më të madhe dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve që nuk ju njohin ju për Parlament” u shpreh Berisha.

Duke kërkuar me këmbëngulje dorëheqjen e pozitës, Berisha kërkoi nga ata që nëse kanë sadopak moral njerëzor t’i japin fund qeverisjes së vendit, duke nënvizuar se nuk kanë të drejtë që të qëndrojnë më shumë në pushtet.  

“Kthehuni në njeri nëse ju ka ngelu ndonjë pikë moral njerëzor. Nuk keni të drejtë të qeverisni më shumë. Plotësoni kërkesat e qytetarëve, janë kërkesa legjitime, të drejta. Po se bëni dot se keni frikë nga vjedhjet që keni bërë, krimet ndaj tyre. Më mirë sot se nesër do e bëni patjetër, po atëherë do i bini kokës me grushte” shtoi Berisha në fjalën e tij.

Mirëpo, ajo që tërheq më së shumti vëmendje është fakti që Berisha kërkon dorëheqjen e qeverisë Rama me pretendimin se kjo është kërkesë e qytetarëve, duke lënë “në hije” thirrjet për të dërguar prapa hekurave atë. Thirrje të protestës të cilat ia kujtoi dhe Taulant Balla në seancën e sotme, që u pasuan me akuza nga ana e Berishës. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese