Hapësire reklamuese

Politikë

“Qytetarët po kërkojnë arrestimin e Saliut!” Fjala e Taulant Ballës “ngre peshë” Berishën, shpërthen në akuza

Shkruar nga Newsbomb
“Qytetarët po kërkojnë arrestimin e Saliut!” Fjala e
Taulant Balla e Sali Berisha, Kuvend

Akuzave të ngritura nga kreu i grupit parlamentar të PD-së për dhunëne e ushtruar nga Policia ndaj protestuesve dhe për kostumet e shtrenjta të deputetëve të maxhorancës, u është përgjigjur menjëherë Balla.

Në replikën e bërë, Balla ironizoi Bardhin të cilit iu kundërpërgjigj duke i thënë se ai nuk e mban dot kostumin e atij, e kjo është keqardhja më e madhe e grupit parlamentar të PD-së.

Më tej Taulant Balla u ndal te përmbushja e kërkesave të protestuesve për të cilat këmbëngulin demokratët, duke sjellë në vëmendje se qytetarët kërkojnë që Berisha të dërgohet prapa hekurave. 

“Hera e parë në histori që ti ke ardhur para meje. Dhe të gjeta dhe në kafe me Gonen. Sa I përket pjesës së kostumit, rritu sa të duash, as nuk e mbush as e kënaq kostumin tim që të jemi të qartë. Por është keqardhje e madhe që kryetari I grupit të PD e përfundon diskutimin…kush është dallimi më I madh mes këtij grupi parlamentar dhe atij tjetrit. Ky grup parlamentar as ka vuajtur nga Sindroma e Stokholmit.

Ju vuani nga kjo sindromë. Do ti t’ia plotësosh kërkesën protestuesve: Saliu në burg thonë ata. Plotësoja kërkesën. Zoti kryetar meqë nuk kishim propozim për kalendarin dhe meqë kishte një kundër një pro atëherë kalendarin ta hedhim në votim” tha Balla në fjalën e tij.

Fjala e Ballës shkaktoi irritimin e liderit demokrat, i cili u kundërpërgj me akuza të rënda ndaj socialistit, të cilin e cilësoi si bashkëpunëtor të bandave kriminale. 

“Parafolësi është përfaqësuesi më I shëmtuar I karteleve të drogës, shërbëtori më I shpifur I tyre. Eshtë njeriu që ka liruar dy terroristë që vendosën tritolin në shalën e bicikletës së Lulzim Kullës. Eshtë negociatori I pazarit të votave por është gjithashtu edhe personazhi I dokumentit të asaj që u quajtur bundra, por që në të vërtetë bundra është parafolësi. Pse thua ti zotëri; dil bëj avokatin e tij.

A do të lexoj pazaret që bën ky për makinat e Suel Çelës. Ndaj ata që janë atje kërkojnë me të drejtë fundin e parlamentit sepse përfaqësoni bandat dhe krimin” u përgjigj Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese