Skënder Hita dhe Erion Bani
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar këtë të premte një inspektim në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Gjatë vizitës, Hita është shoqëruar nga kreu i GJKKO-së, Erion Bani, me të cilin ka verifikuar nga afër masat e sigurisë, funksionimin e tyre si dhe organizimin e shërbimeve policore brenda institucionit.
Siç shihet edhe në videot, drejtori i Policisë dhe gjyqtari Bani janë parë duke hyrë në ambientet e GJKKO-së dhe duke inspektuar nga afër çdo detaj.
Sondazh
Poll
