Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sot protesta për “Zvërnecin” dhe aktiviteti i 35-vjetorit të PS, Policia publikon planin e masave (RRUGËT QË DO TË BLLOKOHEN)

Shkruar nga Newsbomb
Sot protesta për “Zvërnecin” dhe aktiviteti i 35-vjetorit
Ilustrim: Protesta, Policia e Shetetit, flamuri PS

Pasditja e sotme në kryeqytet do të jetë e “ngarkuar” me aktivitete.  Kjo pasi në orën 18:00 të ditës së sotme do të zhvillohet protesta e qytetarëve në kundërshtim të ndërtimit të resortit në Zvërnec, e cila starton në sheshin "Skënderbej" edhe vijon deri te Kryeministria, si edhe aktiviteti me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në sheshin “Italia”.

Për këtë arsye Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, për këtë arsye është njoftuar se nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve dhe tubimit, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore.

Ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët:

● “Papa Gjon Pali II”

● “Dervish Hima”

● “Faik Konica”

● “Lek Dukagjini”

● “Gjergj Filipi”

● “Hasim Zeneli”

● “Themistokli Gërmenji”

● “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”

Si edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek Sheshi Nënë Tereza.

Njoftimi i plotë:

DVP Tiranë

Në vijim të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të detajuar masash për sigurimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen pasditen e sotme dhe në mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (tubimit) dhe në sheshin “Italia” (aktivitet i subjektit politik Partia Socialiste).

Në këtë kuadër, Policia e Tiranës njofton se nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve dhe tubimit, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët:

● “Papa Gjon Pali II”;

● “Dervish Hima”;

● “Faik Konica”;

● “Lek Dukagjini”;

● “Gjergj Filipi”;

● “Hasim Zeneli”;

● “Themistokli Gërmenji”;

● “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”.

Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Policia e Tiranës apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon përdorimin e akseve alternative të lëvizjes, si dhe respektimin e udhëzimeve të shërbimeve të Policisë në terren.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese