Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sot provimi i fundit i Maturës Shtetërore, maturantët testohen në Lëndën me Zgjedhje

Shkruar nga Newsbomb
Sot provimi i fundit i Maturës Shtetërore, maturantët testohen
Foto ilustruese

Maturantët në të gjithë vendin do të zhvillojnë këtë të martë provimin e fundit të Maturës Shtetërore, atë të Lëndës me Zgjedhje.

Maturantët duhet të paraqiten në ambientet e shkollave në orën 08:30, ndërsa testi do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:30.

Gjatë zhvillimit të provimit ndalohet rreptësisht përdorimi i telefonave celularë, orëve inteligjente dhe çdo pajisjeje tjetër elektronike.

Maturantët duhet të kenë me vete një dokument identifikimi, kartë ID ose pasaportë, dy stilolapsa dhe një shishe me ujë.

Sezoni i provimeve të Maturës Shtetërore nisi më 2 qershor me testin e Gjuhës së Huaj, vijoi më 9 qershor me Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, ndërsa më 16 qershor ai i Matematikës.

Matura Shtetërore 2026 po administrohet në 144 qendra provimesh në mbarë vendin, me angazhimin e mbi 2 mijë mësuesve administratorë dhe 170 monitoruesve të Ministrisë së Arsimit.

Me zhvillimin e provimit të Lëndës me Zgjedhje, maturantët mbyllin ciklin e testimeve të Maturës Shtetërore për këtë vit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese