Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngkesin e kësaj të hënë në Spaç të Mirditës, ku një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.
Bazuar në informacionet paraprake, ngjarja ndodhi në rruhën drejt Spaçit, ndërsa viktima dyshohet të jetë Valter Lleshi, 45 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, ai është gjetur pa shenja jete në një automjet tip Toyota.
Rrethanat e ngjarjes vijojnë të jenë ende të paqarta, teksa autoritetet kanë mbërritur në vendngjajre dhe po hetojnë për të zbardhur rastin.
Sondazh
Poll
