Përplasjet mes dy kompanive MABCO dhe 2A Group, që po ndërtojnë e Aeroportin e Vlorës, duket se do të vijojnë. Mësohet se ditën e sotme, ka pasur sërish tensioneve mes dy palëve.
U raportua se rojet e sigurisë nuk kanë lejuar punonjësit e kompanisë MABCO të hyjnë në ambientet e terminalit dhe në zonën e aeroportit për të vijuar punimet. Po ashtu u bë me dije se se kamionët e kompanisë 2A Group vijojnë të mbajnë të bllokuara hyrjet në kantier dhe nuk lejojnë ato të kompanisë së Pacollit.
Pas këtyre tensioneve, në hyrjen e kantierit ka mbërritur edhe Emin Pacolli, presidenti i MABCO-s dhe vëllai i vogël i Bexhet Pacollit.
Ai ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë shkuar në kantier, por nuk nuk kanë marrë veprime për zhbllokimin e situatës. Efektivët kanë argumentuar se janë në pritje të urdhrave dhe procedurave përkatëse nga organet kompetente.
Gjithashtu sipas mediave, situata mbetet e tensionuar, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë ndërhyrje nga autoritetet për zgjidhjen e konfliktit që po pengon ecurinë e punimeve në aeroport, të cilat prej thuajse një muaji janë bllokuar.
