Avokati Kujtim Cakrani njoftoi ditën e sotme përfundimin e marrëdhënies së përfaqësimit ligjor me ish-presidentin Ilir Meta, duke mbyllur zyrtarisht bashkëpunimin në procesin gjyqësor ku ai ishte mbrojtës ligjor.
Sipas deklaratës së studios ligjore, shkëputja e kontratës së klientit me avokatin ka ardhur pas humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm gjatë zhvillimit të procesit, ndërsa vendimi është marrë pas seancës së fundit gjyqësore dhe në përputhje me etikën profesionale.
Seanca e së mërkurës u shoqërua me tensione mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ku në qendër të debatit u përmend edhe Ardian Shatku, kushëriri i Kryemadhit dhe një nga emrat e referuar në dosjen hetimore. Në sallën e gjyqit pati replika dhe shkëmbime akuzash mes palëve.
Pas seancës, avokati Cakrani deklaroi për mediat se situata nuk lidhej me një konflikt personal mes ish-bashkëshortëve, por me diskutimet rreth rolit të Shatkut në proces, duke shtuar se ai është përmendur në dosje në mënyrë të përsëritur dhe nuk është thirrur si dëshmitar.
Mirëpo pas kësaj seance Kryemadhi dhe Cakrani mesa duket kanë konsumuar një drekë së bashku. Siç raporton dhe Vox Neës, nisur kjo dhe nga një foto të publikuar nga ata, Kryemadhi dhe e besuara e saj, Elona Guri janë parë në një drekë me avokatin Kujtim Cakrani në një restorant në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
A mos vallë ka qenë kjo drekë dhe këto qëndrime ato të cilat sollën dhe “divorcin” mes Cakranit dhe Metës?

