Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministri i Drejtësisë u lë porosinë e veçantë magjistratëve të rinj: Mos ndaloni kurrë së pyeturi veten “Mos vallë po gaboj?”

Shkruar nga Newsbomb
Ministri i Drejtësisë u lë porosinë e veçantë
Ministri i Drejtësisë Toni Gogu

Në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj për vitin akademik 2025-2026, Ministri i Drejtësisë Toni Gogu e vendosi integritetin si themelin kryesor të ushtrimit të profesionit të gjyqtarit dhe prokurorit.

Ai theksoi se pas një periudhe të gjatë reformash, ndryshimeve kushtetuese, ngritjes së institucioneve të reja dhe procesit të rivlerësimit, sistemi i drejtësisë po hyn në një fazë ku vlerësimi nuk do të bëhet më mbi bazën e strukturës institucionale, por mbi cilësinë e vendimeve, respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbi të gjitha, besimin e qytetarëve.

Nga sot e tutje, fytyra e reformës nuk është më ligji apo institucionet, por ju vetë,” u shpreh Gogu.

Gogu nënvizoi se magjistrati nuk është thjesht zbatues i normës, por një vendimmarrës që ushtron pushtet. Ai kujtoi se Kushtetuta, procedurat dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut vendosin kufij të jashtëm, por kufiri më i rëndësishëm është ai i brendshëm ndërgjegjja dhe integriteti personal.

Integriteti është mburoja që ju mbron nga korrupsioni, nga presioni dhe nga tundimi për ta përdorur funksionin për interesa të tjera,” tha ai.

Minstri paralajmëroi se integriteti nuk është i mjaftueshëm nëse shoqërohet me vetëbesim të tepruar apo mungesë reflektimi. Ai i ftoi magjistratët e rinj të kultivojnë përulësinë profesionale dhe të mos ndalojnë kurrë së pyeturi veten: “Mos vallë po gaboj?”

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese