Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rojet e “Illyrian Guard” kyçin me çelës në katin e fundit studentët që hapën banderolën, protestuesit nisen me vrap drejt Kryeministrisë për t’iu ardhur në ndihmë

Shkruar nga Newsbomb
Rojet e “Illyrian Guard” kyçin me çelës në
Banderola qe shpalosen studentet dhe protestuesit duke shkuar te ambientet e Universitetit

Tensione janë regjistruar në ditën e 30-të të protestës, ndërsa qytetarët ishin mbledhur sërish në shesh dhe vijonin marshimin e tyre, kur një grup studentësh kanë shpalosur një banderolë gjigande nga ambientet e Universitetit Politeknik.

Në banderolë shkruhej: “Studentët: Ju erdhi fundi. Shqipëria nuk është në shitje”, një mesazh që ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe ka sjellë reagim të menjëhershëm nga rojet e sigurisë të kompanisë “Illyrian Guard”.

Rojet e “Illyrian Guard” kyçin me çelës në
Banderola e shpalosur nga studentet

Menjëherë pas shpalosjes së saj, efektivë të “Illyrian Guard” janë futur brenda ambienteve të Universitetit Politeknik me qëllim heqjen e banderolës nga duart e studentëve. Kjo ndërhyrje ka sjellë tensione dhe përplasje mes palëve, ndërsa burime për mediat bëjnë me dije se studentët janë kyçur me çelës nga rojet në katin e fundit të godinës.

Situata është përshkallëzuar më tej, pasi pas këtyre përplasjeve një pjesë e protestuesve janë shkëputur nga zona pranë Kryeministrisë dhe janë drejtuar me vrap drejt Universitetit Politeknik, në shenjë solidarizimi me studentët që mbetën të bllokuar brenda Korpusit.

Përditësim lajmi, ora 20:45

Pas tensioneve të regjistruara me forcat e sigurisë, studentët dhe protestuesit kanë arritur të rimarrin sërish banderolën, të cilën e kanë shpalosur përsëri dhe janë nisur në drejtim të Kryeministrisë, ku ndodhen edhe protestuesit e tjerë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese