Është rritur bilanci i viktimave prej tërmetit në Venezuelë, duke regjistruar zyrtarisht 3342 vdekje, sipas mediave të huaja. Numri i të plagosurve ka shkuar tashmë në 16, 700 të plagosur.
Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, deklaroi se vendi do të ruajë stabilitetin pavarësisht pasojave të fatkeqësisë natyrore. “Nuk do të ketë trazira sociale këtu, ajo që kemi këtu është solidaritet i thellë social.”, tha ajo.
Kujtojmë se një nga katastrofat në të rënda të tërmeteve u regjistrua më 24 qershor, duke lënë mijëra njerëz pa strehë, zonat më të prekura qenë zona bregdetare La Guaira dhe kryeqyteti Karakas.
Tashmë që kanë kaluar 11 ditë nga fatkeqëia, ekipet ndërkombëtare të shpëtimit janë ende duke kryer operacionet e kërkim shpëtimit.
