Turqia do të mirëpresë liderët e vendeve anëtare të NATO-s, në Samitin e 36-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive, i cili do të zhvillohet në Ankara, dhe është konsideruar si një ndër takimet më të rëndësishme të Aleancës.
Ankaraja do të bëhet sërish qendra e diplomacisë ndërkombëtare, pas samitit historik të NATO në 2004-ën, duke pritur 32 krerë shtetesh dhe qeverish, përfshirë këtu edhe Trump.
Në samit do të marrin pjesë edhe partnerët e NATO-s nga grupi AP4 Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut.
Një prej temave kryesore të agjendës do të jetë ndajra e “barrës” së mbrojtjes së vendeve anëtare, teksa Turqia synon të ritheksojë rolin e saj përmes kontributit usharak, industrisë së mbrojtjes dhe kapaciteve në menaxhimin e krizave. Për herë të parë, Forumi i Industrisë së Mbrojtjes do të përfshihet si pjesë zyrtare e programit të samitit. Gjithashtu do të mbahet një takim ministror në kuadër të Iniciativës së Bashkëpunimit të Stambollit, ku marrin pjesë Katari, Bahreini, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Masa të jashtëzakonshme sigurie po merren prej autoriteteve turke, ku mbi 56 mijë efektivë të policisë dhe xhandamërisë do të angazhohen, ndërsa qindra specialistë do të monitorojnë vazhdimisht hapësirën kibernetike për të parandaluar kërcënimet dixhitale.
