Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Trump paralajmëroi “hakmarrje të hidhur”! Irani sulmon sërish bazat amerikane në Lindjen e Mesme, bllokohet "Ngushtica e Hormuzit", rritet çmimi i naftës

Shkruar nga Newsbomb
Trump paralajmëroi “hakmarrje të hidhur”! Irani sulmon
Pamje e marrë nga Reuters

Prej më shumë se 3 muajsh, situata në Lindjen e Mesme vijon të jetë e tensionuar, ndërsa raportohet se Irani ka sulmuar sërish bazat amerikane.

Lajmi u konfirmua nga Garda Revolucionare e Iranit, e cila pretendoi se ka kryer sulme hakmarrëse duke synuar bazat amerikane në rajon.

Për rrjedhojë, amerikanët në Jordani u paralajmëruan të strehoheshin, ndërsa ushtria e Kuvajtit tha se po ndërhynte në sulme dhe sirenat u dëgjuan në Bahrein .

"Ne po përgatisim një përgjigje", paralajmëroi Irani, duke pretenduar se kishte goditur anijet amerikane me raketa dhe dronë në Ngushticën e Hormuzit. Gjithashtu njoftoi se Ngushtica e Hormuzit do të mbetej e mbyllur për të gjitha anijet.

Nga ana tjetër, ushtria amerikane tha se kishte përfunduar sulmet kundër objektivave në Iran që synonin kapacitetet e mbikëqyrjes, sistemet e komunikimit dhe vendet e mbrojtjes ajrore. Po ashtu, raporothet se shpërthime të forta janë dëgjuar në të gjithë Iranin.

Mbrëmjen e djeshme, presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi se sulmet mund të rifillojnë nesër nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Në një prononcim të dhënë për FoxNews, Trump tha se SHBA-të lëshuan 49 raketa Tomahawk në sulmin e tyre të fundit gjatë natës ndaj Iranit, duke përfshirë goditjen e një objektivi vetëm 64 km nga kryeqyteti Teheran.

Sakaq, mësohet se çmimet e naftës janë rritur me më shumë se 2 dollarë për fuçi pasi Irani bëri me dije se po e mbyllte plotësisht Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të “hakmarrjeve” që synon SHBA.

Siç mund ta shikoni dhe në raportin e nxjerrë mëngjesin e sotëm, çmimi i hidrokarbureve ka pësuar një rritje prej 2 dollarësh.

Trump paralajmëroi “hakmarrje të hidhur”! Irani sulmon
Ndryshimi i çmimit të naftës

Kjo pritet të sjellë pasoja dhe për Shqipërinë, por deri më tani nuk ka pasur një njoftim në lidhje me ndryshimin e kostove të hidrokarbureve. Pritet që në vijm, Bordi i Transparencës të dalë me deklaratë të re në vijm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese