Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Shpërthime në disa qytete iraniane, Izraeli godet objektivat ushtarake

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthime në disa qytete iraniane, Izraeli godet objektivat ushtarake
Foto nga lufta/ arkive

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF)kanë njoftuar këtë të hënë se kanë kryer sulme  ndaj objektivave ushtarake në rajonet perëndimore dhe qendrore të Iranit.  Menjëherë pas sulmeve, mediat shtetërore iraniane raportuan shpërthime të fuqishme në Teheran, si dhe në qytetet Tabriz dhe Isfahan.

Bazuar në atë që ka thënë ushtria izraelite, objektivat e goditura ndodheshin në zona strategjike të iranit, por nuk dhanë detaje të mëtejshme për natyrën e sulmeve apo dëmet e shkaktuara.

Kujtojmë se njjë ditë më parë Trump, i kishrte kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të shmangte një sulm hakmarrës ndaj Iranit.

Në reagimin e tij, Irani paralajmëroi se mund të bllokojë ngushticën e Bab al-Mandab, një nga korridoret më të rëndësishme detare në Lindjen e Mesme, në rast se Izraeli vazhdon përshkallëzimin e operacioneve ushtarake.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese