Hapësire reklamuese

Bota

Venezuela në kaos pas dy tërmeteve shkatërruese, mbi 3500 viktima dhe mijëra të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Venezuela në kaos pas dy tërmeteve shkatërruese, mbi 3500 viktima
Venezuela pas tërmeteve

Numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka kaluar mbi 3,500. Sipas bilancit të fundit të publikuar nga autoritetet më 6 korrik, të paktën 3,535 persona kanë humbur jetën, ndërsa 16,740 janë plagosur.

Dy tërmetet e fuqishme, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, kanë lënë vendin në kaos, duke shkatërruar lagje të tëra dhe duke detyruar banorët të braktisin shtëpitë e tyre.

Ndërkohë mijëra persona vazhdojnë të raportohen si të zhdukur, duke ngjallur frikën se numri i viktimave do të rritet. Zona më e goditur është La Guaira, ku lagje të tëra janë rrafshuar.

Ndërsa viktimat e paidentifikuara po varrosen në varreza kolektive në La Esperanza. Mbi 17,000 banorë jetojnë në kushte të vështira,

Forca të shumta nga vende të ndryshme të botës i janë bashkuar ekipeve të kërkim-shpëtimit, duke ndihmuar në nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat. OKB ka paralajmëruar se deri në 50,000 persona mund të jenë ende nën rrënoja, ndërsa ndihma humanitare po vazhdon të dërgohet në zonat e prekura.

Mijëra të plagosur kërkojnë trajtim urgjent ndërkohë që spitalet janë të mbingarkuara.

Autoritetet paralajmërojnë për shpërthim të mundshëm sëmundjesh për shkak të kushteve ë të cilat ndodhet vendi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese