Hapësire reklamuese

Politikë

“Bujku nuk mbrohet po s’u rregullua sistemi fiskal!” Braçe ndan MESAZHIN e fermerit në Kuvend: I thonë do e japësh shalqinin me aq, epo ik p**dhu

Shkruar nga Newsbomb
“Bujku nuk mbrohet po s’u rregullua sistemi fiskal!”
Erion Braçe

Pasi ministri i Bujqësisë Andis Salla, prezantoi projektligjin “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”, deputeti socialist Erion Braçe, deklaroi se në fakt përmes këtij projektligji thjesht zyrtarizohet marrja e borxhit nga fermerët, të cilët janë akutalisht duke vepruar në këtë mënyrë.

Braçe e nisi fjalën e tij duke cituar një mesazh të marrë nga një fermer i fshatit Imshtë në Myzeqe: “Po lexoj në mesazh që kam marrë sot nga Imshta, është një fshat në Myzeqe: “Përshëndetje deputet, si jeni? Sivjet puna mme shalqinin është katastrofë, pika e grumbullimit në Imshtë ka mbjellë me hektarë, dhe vet personalisht vetëm Golja, (po e përmend sepse është institucion nuk është individ) me ortakun e tij nga Kosova, kanë mbjellë 200  hektarë dhe djersa e fermerëve, tallen pikat e grumbullimit sot, këta dy persona e mbledhin shalqinin nga ne bujqit me 50 lekë, mender tallen me fermerët që janë zhytur në borxhe me kredira, deri në fyt kemi katër vjet që ju themi ju dhe i kemi shkruajtur edhe zvënëndës ministrit të Bujqësisë, dhe nuk kemi një përgjigje nga partia jonë që e kemi votuar me shpirt, nuk dalim dot nga borxhet dhe kreditë që kemi marë nëpër banka, me respekt filani në emër të të gjithë fermerëve të Imshtës”

Më tej deputeti socialist theksoi se e vetmja mënyrë përmes së cilës mund të ndihmohet bujku është nëse ndahet grumbulluesi, zotëruesi i imputeve bujqësore dhe ekspirtuesi të cilët sipas tij tasshmë bëhen vetëm nga një person, dhe për më tepër nuk japin fatura fiskale.

“Në kushtet që ju përshkrova më sipër, sipas fermerëve formalizimi mungon, abuzuesit dominojnë tregun, çfarë po ndodh në Divjakë me shalqinin që është fruti i momentit, njerëz të paligjshëm, shkojnë tek bujku dhe i inponojnë çmimin e tyre, cili është çmimi sot, 6 lekë, ndërsa në tregjet e fruta perimeve 30 lekë sa 5 fishi.

Do të duhet ta nisim nga A-ja, nëse jo ky ligj ka dështuar që tani. Duhet ndarë zotëruesi i imputeve bujqësore nga grumbulluesi dhe eksportuesi”, u shpreh Braçe.

Më tej me tone të ashpra deputeti kritik socialist u shpreh: “Çmimi që do i imponojnë bujkut është gjithmonë e më i ulët, shprehja që përdoret sot nga ky grup i bërë bashkë në një (i referohet  zotëruesit të imputeve bujqësore, grumbulluesit dhe eksportuesit ) do ta lesh shalqinin me aq lek apo jo? Jo.   “Epo ik p**dhu se nuk ta marr” më falni për shprehjen.

Bëjmë mirë që ta legjitmiojmë, asnjë dëftesë nuk e mbron bujkun nëse ne nuk rregullojmë sistemin fiskal”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese