Gazetari dhe botuesi Habjon Hasani, përmes një statusi në Facebook, ka komentuar zgjedhjet për postet drejtuese në Partinë Demokratike, ku u rikonfirmua Flamur Noka si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.
Hasani nuk i ka kursyer kritikat për Partinë Demokratike, për të cilën shkruan se sot ka hyrë në fazën e dekompozimit. Ndërsa për Sali Berishën dhe Flamur Nokën, ai shprehet se janë garantët e vetëm të pushtetit të Edi Ramës.
Po ashtu, gazetari nuk sheh "shpresë" as te të rinjtë e PD-së, për të cilët shkruan se, nëse nuk e kuptojnë këtë situatë dhe nuk reflektojnë, nuk ia vlen të harxhohet asnjë minutë kohë për ta.
"Ndermjet kesaj PD-je dhe Edi Rames, une personalisht nese testohem 100 here, do zgjedh 101 here Edi Ramen", thekson gazetari në postimin e tij.
Postimi i plotë i Hasanit:
Partia Demokratike ka hyre sot zyrtarisht ne fazen e dekompozimit.
Berisha dhe Noka jane sot garantet e vetem te pushtetit te Edi Rames. Te vetmit.
Do te doja qe t’i ftoja ata te rinjte kryesore ne PD te reflektonin dhe te vepronin, mirepo eshte e kote.
Nese nuk e kuptojne vet, eshte e kote te harxhosh nje sekonde.
Ndoshta duhen lene te dekompozohen dhe ata, aq meritojne.
Ndermjet kesaj PD-je dhe Edi Rames, une personalisht nese testohem 100 here, do zgjedh 101 here Edi Ramen.
