Flamur Noka përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pasi u rizgjodh për të dytën herë si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.
Noka ka falenderuar anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së, për rikonfirmimin si numri dy i demokratëve. Ndërsa një mesazh kishte edhe për kritikët, për të cilët shkruan se do ta lexojë votën e tyre me mendje të hapur dhe pa kurrfarë mërie.
“Flamuri është i të gjithë demokratëve, pa dallim, kudo qofshit”, thekson ai në postimin e tij.
Kujtojmë që ditët e djeshme, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së dhe ish-kandidatja për deputete Ilirjana Kuçana, kontestoi hapur rizgjedhjen e Nokës si Sekretar i PD-së dhe hodhi akuza ndaj tij se merr vendimet brenda forcës më të madhe opozitare.
Postimi i Nokës:
Falenderoj përzemërsisht anëtarët e Këshillit Kombëtar, për mbështetjen njerëzore dhe politike që më rikonfirmon në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike.
I jam falenderues kritikëve të mi, të cilëve i zotohem me burrni se do e lexoj votën e tyre kundër me mendje të hapur e pa kurrfarë mërie, sepse më jep mundësinë të reflektoj e të përmirësohem si bashkëpunëtori juaj.
Flamuri është i të gjithë demokratëve, pa dallim, kudo qofshit.
I nderuar që jam anëtar i familjes sonë politike
Përgjegjësi dhe vlerësim për mua t'ju shërbej.
Urime të zgjedhurve në ekipin drejtues të #PD!
Forca të gjithë bashkë për demokratët!
FALEMINDERIT!
