Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Do bërtasin ‘Rama në burg, Berisha në Uashington’!” Taulant Balla i përgjigjet Këlliçit: Zotërote kush ta ka dhënë të dretën t'i ndryshosh sloganin protestës?

Shkruar nga Newsbomb
“Do bërtasin ‘Rama në burg, Berisha në
Taulant Balla

“Shumë shpejt protestuesit do bërtasin “Rama në burg, Berisha në Uashington””, kështu është shprehur deputeti demokrat Belind Këlliçi gjatë fjalës së rij ditën e sotme në Kuvend.

I cili u replikua nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili iu drejtua se nuk e ka të drejtën të ndryshojë sloganin e protestës.

“Zotërote ndryshove dhe sloganin se ta kanë dhën të drejtën ty protestuesit t'u ndryshosh sloganin, jeni bërë si telefon i prishur ndoshta audio e telefonit të ndonjë kolegu apo kolegeje nuk ka qenë mirë.

“Po na thuhet sot këtu që protesta e ka arritur suksesin e parë dhe është hequr non grata? Madje ndryshuat edhe sloganin. Thoni se protestuesit nuk do të thërrasin më ‘Berisha në burg’, por ‘Berisha në Uashington.

Statusi non grata është vendosur mbi bazën e seksionit 7031(c). Në vlerësimin tim është pak vështirë të hiqet. Unë do ta komentoj vetëm kur të ketë një njoftim zyrtar nga DASH ose nga ambasada amerikane. Nuk komentoj biseda telefonike, sepse nuk është korrekte dhe nuk është institucionale. Kot lodheni ta vidhni protestën. Jo Sali Lushën të çoni atje, jo të gjithë ju të shkoni në protestë, ajo nuk bëhet pronë e juaja”, tha Balla. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese