Është zhvilluar në seancën e sotme plenare një interpelancë mes deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, në lidhje me autostradën Thumanë-Kashar.
Në përgjigje të Shehajt, ministri Karakaçi ka sqaruar mënyrën se si ka funksionuar dhënia me konçesion e këtij aksi të cilin e cilësoi si një ndër më të rëndësishmit e vendit.
“Është një nyje shumë e rëndësishme tranziti, edhe është një lajm i mirë fakti që është ndërtuar në kohë. Pasi është bërë një investim prej 1 miliardë euro, ndërsa të ardhurat e pritshme nga operimi i këtij aksi janë vlerësuar në 1.3 miliardë euro në 35 vite.
Shteti shqiptar nuk paguan për ndërtimin e veprës”, u shpreh ai.
Duke shtuar më tej se: “Siç e referova kjo vepër është funksionale për të gjithë banorët që e përdorin, jo nga ata që nuk e përdorin, ata që nuk e përdorin nuk paguajnë për të. Edhe kontratat për segmentet e tjera të segmentit blu do të ndjekin të njejtim model konçesionar.”
