Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ish-ministrja Spiropali takime në Gjermani: Duhet të vazhdojmë me transformimin për një Shqipëri më të drejtë, është e rëndësishme

Shkruar nga Newsbomb
Ish-ministrja Spiropali takime në Gjermani: Duhet të vazhdojmë me
Elisa Spiropali

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku dhe ka zhvilluar një vizitë në Bundestag. Gjatë qëndrimit të saj, politikania shqiptare e cila për disa muaj me radhë drejtoi diplomacinë shqiptare ka zhvilluar një takim me Peter Beyer, raportues për Shqipërinë dhe njëherësh kryetari i gripit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor.

Ka qenë vetë Spiropali ajo e cila ka bërë me dije se në fokus të bisedimeve kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështetja e vazhdueshme e partnerëve gjermanë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Spiropali ka vlerësuar rëndësinë e miqve të Shqipërisë në Bundestag, duke theksuar se njëkohësisht mbetet thelbësore edhe përgjegjësia e vendit për të vijuar me reformat dhe transformimet e nevojshme, në funksion të një Shqipërie më të fortë, më të drejtë dhe më të afërt me standartet europiane.

“Bundestag, Berlin, Gjermani. Vizita në Bundestag nisi me Peter Beyer, Raportuesi për Shqipërinë dhe kryetari i grupit të miqësisë me Ballkanin Përëndimor. Miqtë e Shqipërisë mbeten gjithmonë të rëndësishëm. Po aq e rëndësishme është edhe përgjegjësia jonë për të vazhduar transformimin; për një Shqipëri më të fortë, më të drejtë dhe më europiane”, shkruan Spiropali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese