Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Interpelanca për vrasjen e efektivit Enea Mekolli, ministri Lamallari: Ka nisur një hetim për këtë rast

Shkruar nga Newsbomb
Interpelanca për vrasjen e efektivit Enea Mekolli, ministri Lamallari: Ka
Interpelaca në Parlament

Një interpelancë u mbajt në seancën e ditës së sotme në Parlament mes deputetit të PD-së, Klevis Balliu, dhe ministrit Besfort Lamallari në lidhje me vrasjen e efektivit Enea Mekolli gjatë aksionit për kapjen e personazhit me rrezikshmëri të lartë, Violand Braçellari.

Pasi deputeti Balliu bëri disa pyetje në lidhje me këtë aksion dhe se kush e dha urdhrin, ministri Lamallari tha se nuk mund të japë detaje, pasi çështja është nën hetim nga Drejtoria e Policisë dhe AMP-ja.

Ministri tha se, sapo të përfundojë hetimi dhe të ketë raportin përfundimtar, do t’i bëjë publike të dhënat.

Lamallari: Padyshim që asnjë hap nuk e kthen më pas një Dëshmor të Kombit. Me përulësi iu dorëzova familjarëve certifikatën e "Dëshmorit të Atdheut", vlerësimi më i lartë që i jepet një martiri të Policisë së Shtetit. Ditën e djeshme iu dorëzova dy familjeve ndihmën financiare dhe kjo mbështetje do të vijojë edhe më tej.

Për sa u përket pyetjeve, do të doja të kisha një përgjigje të plotë, por po i përgjigjem pyetjes së fundit, lidhur me hetimin administrativ për këtë rast.

Në fakt, nuk ka qenë një komunikatë e zakonshme, por përmbushje e detyrës sime. Sot mund t’ju komunikoj se po, ka nisur një hetim nga Drejtoria e Policisë, si edhe nga AMP-ja, siç bëhet në çdo ngjarje të rëndë.

Vetëm përfundimi i këtij hetimi, brenda afateve të përcaktuara, mund t’u japë përgjigje pyetjeve tuaja.

Nuk do të ishte në kuadër të detyrës sime të bëja komente, teksa po zhvillohet një hetim. Prandaj do t’i ndaj këto të dhëna sapo t’i kem në dispozicion dhe kur hetimi të ketë përfunduar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese