Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Demokratët “morën zemër” nga heqja e non-gratës së Berishës, Sara Mila “u tregon vendin”: Saliu ka non-gratën e shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
Demokratët “morën zemër” nga heqja e non-gratës
Sara Mila, momenti kur demokratet duartrokasin hyrjen e Berishes ne seancen e sotme

Në fjalën e mbajtur nga Kuvendi ditën e sotme, deputetja socialiste Sara Mila  iu kthye demokratëve duke u thënë se njerëzit kanë dëshmuar se nuk i duan më në qeveri, pasi shumica e qytetarëve që protestojnë kërkojnë largimin e tyre.

Duke u ndalur pak dhe te momenti i heqjes së non-gratës së Berishës, lajm i cili “u dha zemër” demokratëve, pasi Balliu në fjalën e mbajtur se lideri demkrat edhe pse po hetohet nga drejtësia shqiptare, është politikani më i pafajshëm.

Deputetja socialiste theksoi se Berisha do të ketë gjithmonë non-gratën e shqiptarëve.

Fjala e Sara Milës: Jemi shumë tolerantë, se këta që na bëjnë sikur i citojnë këtu, a e di se si i nxjerrin jashtë protestuesit, iu thonë largohuni se nuk ka hapësirë për ju këtu. Këta ngaqë nuk kanë hapësirë atje, vijnë këtu e flasin me taktikat që tashmë i kemi mësuar. Ju nuk i keni njerëzit që ua kanë treguar dhe me votë. Nëse keni fuqi dilni mblidhni njerëzit atje që ju përkrahin juve. në fakt atje dalin më shumë kundër jush sesa për ne. Nuk ka non-gratë që i zhduket Berishës, sesa ajo që i kanë caktuar shqiptarët. Për ty Flamur, nuk kemi vëmendje, lërja doktorit për sot vëmendjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese