Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“More palaço, maskara, hajdut!” Ngrihen tonet në Kuvend, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca

Shkruar nga Newsbomb
“More palaço, maskara, hajdut!” Ngrihen tonet në Kuvend,
Agron Shehaj

Mes tensionesh dhe tonesh të larta është zhvilluar seanca e sotme në Kuvend, ku interpelanca e deputetit dhe kreut të partisë Mundësia Agron Shehaj me ministrin e Financave Petrit Malaj, ka përfunduar me përjashtimin e Shejajt nga salla e Kuvendit.

Debati eskaloi pasi Malaj gjatë debatit i përmendi Shehajt bizneset e tij, ky i fundit iu përgjiigj me tone të ashpra, çka solli që nënkryetarja e Kuvendit të këkronte përjashtimin e tij nga salla dhe 5 minuta pushim.

Pjesë nga debati:

Shehaj: Ky vjen i armatosur,  vjen me "kobure në brez", vjen me listën e bizneseve të mia që janë publike. Zoti ministër, atë listën që ke ti aty kush ta përgatiti, ti apo vure në punë zyrën tënde.

Qepja gojën atij që të flas, e bëre gafën aq të madhe sa nuk ke nga t’ia mbash tani, vazhdoni merreni me familjarët e mi që të mbyll gojën. Po një qytetari të thjeshtë çfarë i bën ti mor maskara, çfarë i bën një qytetari nëse të ngre zërin?

Nënkryetarja e Kuvendit: Zoti Shehaj, opinionin në lidhje me argumentat e interpelancës ju lutem

Shehaj: Maskara, je një maskara, maskara

Nënkryetarja e Kuvendit: Ju hiqet e drejta e fjalës për sot zoti Shehaj, pasi keni marrë dhe tërheqje vëmendje edhe vërejtje,

Shehaj: Çfarë i bën një qytetari të thjesshtë ti, palaço, hajdut

Nënkryetarja e Kuvendit: Përjashtoheni nga seanca plenare, 5 minita pushim sa të dalë zoti Shehaj jashtë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese