Hapësire reklamuese

Politikë

Kërcënimi nga Bajrat dhe mesazhi i fundit me Ramën pas largimit nga PS-ja, Marjana Koçeku: Kam pasur telefona nga kryeministri

Shkruar nga Newsbomb
Kërcënimi nga Bajrat dhe mesazhi i fundit me Ramën pas largimit
FotoArkive: Edi Rama dhe Marjana Koçeku ne podkast

Deputetja Marjana Koçeku ka folur sërish në lidhje me largimin e saj nga Partia Socialiste, ku tha se të gjithë, përfshirë deputetët, qeverinë dhe familjen e saj, e kanë marrë vesh nga postimi në rrjetet sociale.

Koçeku, e ftuar në News24, tha se pas largimit, ka pasur disa telefonata nga krerët e PS-së, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Për këtë fundit, tha se ka komunikuar disa ditë më pas, ku i ka bërë më i dije se ky ishte një hap përfundimtar dhe s’do të kishte tërheqje mbrapsh.

Ndërsa sa i përket kërcënimit nga Bajrat, ajo tha se kërcënimin e ka bërë publik dhe e ka dhënë mesazhin e saj.

Koçeku: Çdokush përfshi qeverinë, parlamentin dhe familjen e kanë marrë vesh në rrjetet sociale sepse nuk doja të lija asnjë hpësirë influencimi.

Kam patur shumë telefonata nga krerët e PS dhe kryeminsitri. Ramës ia komunikova me vonë se ky ishte një hap përfundimtar dhe s’do të kishte tërheqje mbrapsh. Ka pasur tentativa, por ky ëhstë vendimi im.

Këto kohë kam parë pakënaqësi të anëtraëve të PS, pakënaqësi lëhtësisht e lexueshme, uroj të gjejnë kurajon dhe të bëjnë funksionin për të cilin janë aty.

Nuk jemi të përjetshëm. Dua të respektoj privatësinë e atyre që më kanë mbështetur.

Reagimin tim për kërcënimët e kam bërë publik. Jam mjaftuar me atë mesazh dhe mesazhi ka qenë mbi baza të forta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese